Shakaja e shqiptarëve bëhet virale, ushtarët grekë “nën urdhërat” e tyre

2 muaj më parë

Shakaja e shqiptarëve bëhet virale, ushtarët grekë “nën urdhërat” e tyre

Një video ku dy rë rinj shqiptarë komandojnë ushtarët grekë janë pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit në mediat sociale dhe që kanë shkaktuar një stuhi reagimesh në Greqi.

Videoja është publikuar fillimisht në Instagram dhe tregon se si një i ri shqiptar ka nën komandë një dyzinë me ushtarë grekë.

Pasi përshëndesin miqtë e tyre në video u japin komandon ushtarëve grekë të cilët përsërisin me zë të lartë.

Personi që flet shqip del para kamerës bën dhe një përshëndetje për “çunat e 5 Majit”.

Mediat greke e kanë komentuar këtë video me tone negative edhe pse në atë video ushtarët shqiptarë nuk duket se bëjnë asnjë gjest ofendues apo ofendojnë ushtrinë apo shtetin grek.

Sipas informacioneve, në lidhje me videon është njoftuar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke, i cili ka nisur edhe hetimet./OraNews