Shabani: Merrni 70 milionë euro profit të KEK-ut dhe shpëtojeni Telekomin

2 muaj më parë

Shabani: Merrni 70 milionë euro profit të KEK-ut dhe shpëtojeni Telekomin

Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht mund të thuhet se tashmë ka arritur pikën e kolapsit financiar dhe të operimeve.

Pas bllokimit të llogarive nga përmbaruesi për 25 milionë euro të rastit të fituar në arbitrazh ndërkombëtar nga kompania “ZMobile”, i vetmi shpëtim i kësaj ndërmarrjeje publike është t’i gjindet zgjidhje nga aksionari, Qeveria e Kosovës.

Derisa Qeveria ende nuk ka asnjë qëndrim se si do t’i gjej zgjidhje Telekomit, gazetari i njohur i ekonomisë, Zekirja Shabani ka dhënë një propozim se ku mund të gjinden këto para për shpëtimin e telekomit.

Duke ironizuar me një komunikatë të lëshuar nga Bordi i përkohshëm dhe menaxhmenti i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, ku i bëjnë thirrje qeverisë qe t’i dalë në ndihme Telekomit, Shabani ka propozuar qe t’i merret 70 milionë euro nga profiti i KEK-ut dhe të shpëtohet Telekomi, shkruan AktivPress.

Bordit dhe menaxhementit te ri te KEK i paska hi tuta qe kanë me ju ndalë telefonat pa parë nëse falimenton Telekomi.

Pse s’po ua paguani borxhin? 70 milionë euro në konto i keni.

Ide edhe për Qeverinë, merrni nga KEK-u gjuani në Telekom. Ligjerisht është e mundur”, ka shkruar Shabani.

Tutje ai ka sqaruar se KEK e ka partner të besueshëm afarist Telekomin e Kosovës.

“Duke qenë se kanë disa bashkëpunime, si marrëveshje për shërbimet e telefonisë fikse, telefonisë mobile dhe atë të internetit e data-koneksioneve, dhe ndërprerja eventuale e shërbimeve nga Telekomi Kosovës do të shoqërohet me probleme të mëdha në komunikim në KEK si brenda ashtu edhe jashtë korporatës“, ka shkruar Shabani.

AKTIV PRESS