Serbia investon në veri, Qeveria e Kosovës pa plan për atje

2 javë më parë

Serbia investon në veri, Qeveria e Kosovës pa plan për atje

Heshtjen e Qeverisë së Kosovës karshi investimeve serbe po e kritikojnë nga Opozita.

Projektet e Serbisë në Veri të Mitrovicës nuk kanë fund.

Pas investimeve në “Luginë të Diellit” këtu përveç vendbanimeve, po finalizohen edhe objektet fetare e arsimore.

Madje edhe për aspektin kulturor po kujdesen institucionet serbe për banorët serb që gjenden në Kosovë.

E krahas një stadiumi të futbollit që është planifikuar të ndërtohet në veri, edhe një spital do t’i shtohet kësaj pjese shumë shpejt sipas presidentit serb.

Aleksandër Vuçiq madje ka paralajmëruar që edhe në komunën e Graqanicës do të bëhet ndërtimi i Spitalit që do të ketë vlerë rreth 6 milionë euro.

Ndaj gjithë këtyre ndërtimeve indiferente deri më tani po qëndron Qeveria e Kosovës.

Një mosinteresim i tillë nuk ekzistonte në të kaluarën sipas kryesuesit të Komisionit për Ekonomi.

Ferat Shala tregon kohën kur Qeveria e Kosovës kishte ndërprerë këto punime ilegale nga Qeveria e Serbisë.

Këtë mosveprim të Qeverisë aktuale në këtë relacion, po e shihet mjaftë shqetësues deputeti nga radhët e partisë më të madhe opozitare në vend.

Sipas Shalës të vetmin veprim që e ka bërë Qeveria Kurti në veri, është pagesa e energjisë elektrike.

Investimet e rikthimi i banorëve në pjesën veriore të Kosovës nuk përmendën as në planprogramin qeverisës.

Televizioni ka pyetur në kryeministri se a kanë ndonjë plan e që nuk e kanë shfaqur në publik, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa, krahas investimeve kapitale, në Kosovë janë vaksinuar edhe qytetarët të nacionalitetit serb me vaksina të ardhura nga Serbia.