Selmani në Gollak: Votoni për ndryshimin, bashkë me Pacollin do të jemi çdoherë me ju

3 javë më parë

Selmani në Gollak: Votoni për ndryshimin, bashkë me Pacollin do të jemi çdoherë me ju

Kandidatja për deputete nga Aleanca Kosova e Re, Myzejene Selmani, ka thënë se Gollaku asnjëherë nuk ka pasur mundësi zhvillimi.

Sipas saj, kjo trevë ka rastin kësaj radhe t’ia jap mundësinë “liderit të zhvillimit ekonomik”, Behgjet Pacollit, shkruan AktivPress.

Selmani ka shprehur bindjen se vetëm Pacolli është në gjendje ta ndryshoj gjendjen nga Hajvalia deri në Karadak.

“Rasti që të ndryshojë është në dorën tuaj. Kryetari Behgjet Pacolli dhe unē do të jemi çdoherē me ju. Këtë e kemi të dëshmuar me punēn tonë”, ka shkruar Selmani në llogarinë e saj në Facebook./AktivPress/