Selman Jusufi “Aktori më i mirë” në festivalin evropian

3 vite më parë

Selman Jusufi “Aktori më i mirë” në festivalin evropian

Janë ndarë çmimet e festivalit “ÉCU The European Independent Film Festival” ku aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin e tij në filmin ‘Eho’ nga Dren Zherka.

Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin ‘Eho’ të Dren Zherkës, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar.

‘Eho’ flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal.

Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ me producent Alban Zogiani.