Selimi: SHBA-ja është tërhequr nga përzgjedhja në KPK por jo edhe nga përkrahja

1 muaj më parë

Selimi: SHBA-ja është tërhequr nga përzgjedhja në KPK por jo edhe nga përkrahja

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se teneqja e SHBA-së nga procesi i monitorimit të zgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtareve të KPK, është shqetësues. Porse ka shtuar se SHBA-ja qëndron fuqishëm në përkrahjen e sistemit të drejtësisë.

Ai tutje ka thënë se lajmin e ka marrë me shqetësim, duke shtuar se duhet reflektuar.

“Unë deklaratën që e ka postuar Ambasada Amerikane e kam marr me shqetësim. Procesi ka pasur të bëjë me përzgjedhjen e prokurorëve në këtë proces. Edhe kur një partner i yni strategjik që ka investuar shumë në sistemin tonë të drejtësisë e në të cilin ka hise aq sa kemi ne, dhe kur e lëshon një deklaratë të tillë, ne duhet të reflektojmë. Këshilli Prokurorial ka reflektuar, amerikanët janë tërhequr nga përzgjedhja në KPK por jo nga përkrahja”, ka thënë ai./KOHA