“Selfie” i parë nuk u bë me telefon të mençur

3 muaj më parë

“Selfie” i parë nuk u bë me telefon të mençur

“Selfie” ose fotografimi i vetës është një prej metodave më të përdorura që telefonat e “mençur” e mundësuan. Megjithatë, duket sikur ‘selfiet’ nuk u sollën nga telefonat e mençur.

Në këtë fotografi që daton në fillim të shekullit të njëzetë, vajza e Carit Nikolla ll, Anastasija Romanov, mori fotokamerën e saj Kodak Brownie dhe u pozicionua para pasqyrës duke shkrepur një selfie.

Në letrën që shoqëroi fotografinë, ajo shkroi: “Kam marrë këtë fotografi të vetes duke u shikuar në pasqyrë. Ishte shumë e vështirë, sepse në atë moment duart po më dridheshin”.