Sekuestrohen 400 kg kokainë në ngarkesën me banane në Mal të Zi

1 javë më parë

Sekuestrohen 400 kg kokainë në ngarkesën me banane në Mal të Zi

Rreth 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar pasditen e sotme nga autoritetet e Malit të Zi, në një kontenjer me banane.

Mediat vendase, bëjnë me dije se droga ishte fshehur në arkat e bananeve ‘Derby’ të cilat vinin nga Ekuadori.

Mësohet se kanë qenë disa punëtorë që njoftuan policinë pasi konstatuan drogën mes arkave me banane.

Bëhet e ditur se policia ndodhet në ambientet e magazinës ku u gjet droga ndërsa punonjësit e pranishëm do të japin deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen, raportojne mediat malazeze.

Po ashtu kanë nisur hetimet për kompaninë që është në pronësi të biznesmenit Dragan Bokan.

Punëtorët nuk do të kthehen në magazinë deri sa të përfundojnë hetimet në lidhje me rastin në fjalë.

Vinte nga Ekuadori/ Sekuestrohen 400 kg kokainë në ngarkesën me

Lajme nga rubrika