“Sekretët që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”

4 vite më parë

“Sekretët që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”

Ish- lideri i Kosovës, Ibrahim Rugova do të jetë subjekt i një libri të ri që pritet të botohet sivjet.

Kësaj radhe është Milazim Krasniqi, si njëri prej bashkëthemeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai që ka vendosur t’i nxjerr disa të pathëna për ish- presidentin.

Këtë paralajmërim e ka bërë vet Krasniqi në profilin e tij në Facebook, duke e postuar një fotografi të shtatorës së të ndjerit Rugova, të cilën e kishte shkrepur teksa po kthehej nga namazi i jacisë.

Këtë foto, ai planifikon ta botoj në ballinën e librit.

Krahas fotografisë, Krasniqi e ka bërë publik edhe emrin që tash për tash ia ka vënë librit.

“Sonte në të kthyer nga namazi i jacisë, u ndala dhe e shkrepa këtë fotografi të shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugovës, për ballinën e librit që kam shkruar për të e që po planifikoj ta botoj sivjet. Titulli i librit tash për tash është “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova.” Kur e analizova fotografinë në shpi, ndonëse e shkrepur në mënyrë krejt joprofesionale, u binda që ma ilustron mirë idenë e librit”, ka shkruar Krasniqi.

Nga miqtë e tij në Facebook, ai ka marr sugjerime që të mos e përdorë atë foto në libër sepse është e realizuar dobtë dhe mund t’ia humb peshën librit.

Mirëpo Krasniqi ka insistuar që fotoja i lidhet shumë me idenë./AktivPress

Fotografia që planifikohet të jetë në ballinë të librit

Milazim Krasniqi