Sekretari për Bujqësi i Iowa-s viziton Kosovën

3 vite më parë

Sekretari për Bujqësi i Iowa-s viziton Kosovën

Sekretari për Bujqësi i shtetit të Iowa-s, Bill Northey, do të vizitojë Kosovën nga data 26 qershor deri më 2 korrik.

Ai do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe do të ketë një agjendë me takime dhe vizita në institucione të ndryshme dhe agro-biznese.

Krasniqi dhe Northey janë takuar disa herë në këto vitet e fundit.

Sekretari Northey do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga personalitete të ndryshme nga ky shtet, si udhëheqës kolegjesh, instituteve të ndryshme dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme./AktivPress