Seanca, pas kompromisit me “Srpska”-n

3 vite më parë

Seanca, pas kompromisit me “Srpska”-n

Pas shumë orësh diskutimesh mes koalicionit PAN-AKR dhe Listës Serbe, të tria palët kanë arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve.

Me këtë rast, ata i kanë dërguar edhe shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Adem Mikullovci, për të thirrur seancën, duke e siguruar atë që kanë krijuar shumicën e nevojshme. Mikullovci ka konfirmuar mbajtjen e seancës për sot në orën 11:00, transmeton zeri.info.

Mbajtjen e seancës e ka konfirmuar edhe vetë kryesuesi Mikullovci për në orën 11:00.

Gjatë ditës së djeshme koalicioni PAN-AKR ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të komuniteteve joshumicë, duke arritur në një akord edhe për ndarjen e dikastereve. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, koalicioni PAN-AKR, gjegjësisht lideri i kësaj të fundit, Behgjet Pacolli, ka bërë një kompromis duke hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë, të cilën do ta udhëheqë Lista Serbe, çka edhe ka qenë kushti i tyre.

Sipas burimeve, emri që do të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë është Nenad Rekalo.

Pasi këtij kompromisi, Lista Serbe ka pranuar që të marrë pjesë dhe të votojë kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me këtë rast, AKR-ja nga pesë ministri do të zbresë në katër.