Së shpejti Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë

3 vite më parë

Së shpejti Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë

Emra të mëdhenj të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë.

Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelit “IWS Albania” dhe Organizata Jofitimprurëse WIZart sjellin “Bienalen 2-të të Akuarelit Ndërkombëtar në Tiranë” nga data 12 mars deri ne 12 prill, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.

Bienalja, siç raporton atsh, do të mbledhë bashkë 400 piktorë nga 65 vende dhe mbi 400 punime të zgjedhura ku artdashësit do të kenë mundësi të shohin demonstrime drejtpërsëdrejti nga mjeshtrat më të njohur në botë si Liu Yi, La Fe, Amit Kapoor, Atanur Dogan dhe shumë të tjerë.

Emra të mëdhenj të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë, çka do të mbesë si një trashëgimi ndër breza. Kjo bienale mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. / KultPlus.com