Schevchenko tregon se çka synon Ukraina t’i bëjë Kosovës në Shkodër

3 vite më parë

Schevchenko tregon se çka synon Ukraina t’i bëjë Kosovës në Shkodër

Trajneri i Ukrainës, Andriy Schevchenko, ka zbuluar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e tetorit, me Kosovën dhe Kroacinë.

Kombëtarja e tij më 6 tetor luan në “Loro Boriqi” me Kosovën, kurse tri ditë më vonë pret Kroacinë.

Synimet e tyre janë të marrin gjashtë pikë, pasi vetëm kështu mund të synojnë kualifikimin direkt.

Ish-ylli i madh i Milanit, ka dalë në konferencën për shtyp ku ka zbuluar listën e lojtarëve.

Ai më pas ka folur edhe për ndeshjet që e presin, duke thënë se vëmendja e tyre fillimisht është vetëm tek Kosova.

“E di se shumë lojtarë kanë menduar se ne do të diskualifikohemi shkaku që Botërori do të mbahet në Rusi. Por, për neve gjëja më e rëndësishme për momentin është ndeshja me Kosovën. Është shumë e nevojshme për ne që ta fitojmë këtë takim dhe vetëm pas kësaj të mendojmë për ndeshjen e radhës, kundër Kroacisë”, ka thënë Schevchenko, shkruan “Sport.ua”, raporton “GazetaOlle.com” .

Ukraina ndodhet e katërta me 14 pikë, dy më pak se lideri, Kroacia. Kosova pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Lista e lojtarëve të Ukrainës

Portierë: Andrey Pyatov (Shakhtar Donetsk), Maxim Koval (Dynamo Kiev), Andrei Lunin (Zarya Lugansk)

Mbrojtës: Bogdan Butko, Ivan Ordets (Shakhtar), Yevgeny Khacheridi (Dynamo), Eduard Sobol (Slavia, Czech Republic), Nikolai Matvienko (Vorskla Poltava), Alexander Kucher (Kayserispor)

Mesfushorë: Sergei Sidorchuk, Denis Garmash, Vitaliy Buyalsky, Viktor Tsygankov, Vladimir Shepelev ( Dynamo), Taras Stepanenko, Viktor Kovalenko (Shakhtar), Andrei Yarmolenko (Borussia), Ruslan Rotan Slavia), Eugene Konoplyanka (Schalke), Ruslan Malinovsky (Genk), Alexander Zinchenko (Manchester City.