Schalke nuk e duron humbjen turpëruese ndaj Cityt, shkarkon trajnerin

6 muaj më parë

Schalke nuk e duron humbjen turpëruese ndaj Cityt, shkarkon trajnerin

Schalke 04 po kalon një formë të tmerrshme, me pesë humbje radhazi në të gjitha garat dhe për këtë klubi ka shkarkuar njeriun kryesor të shtabit teknik, trajnerin, Domenico Tedesco.

Ish trajneri Huub Stevens do ta ketë drejtimin e klubit për ndeshjen e fundjavës në Bundesliga ndaj Leipzig, ndërsa drejtori sportiv, Jochen Schneder e konfirmoi vendimin për shkarkimin e Tedescos.

“Nuk ishte vendim i lehtë pasi e kemi vlerësuar shumë Domenico Tedescon, ai ndërtoi një skuadër të mirë vitin e kaluar, mirëpo zhvillimet e sivjetshme kanë qenë tejet negative”

“Pas një vlerësimi të situatës, erdhëm në përfundim se me stafin e tij nuk do të ishte e mundshme që të dalim nga kjo situatë e keqe”

“Domenico Tedesco meriton falënderimet tona për punën që ka bërë këtu gjatë dy viteve. Ai gjithmonë ka qenë i gatshëm për klubin dhe i ka ditur vlerat e këtij klubi”, tha Schneder.

Shkarkimi vjen si pasojë e formës së dobët të klubit, ku “qershia mbi tortë” ishte humbja e thellë nga Manchester City, me rezultat 7-0. AktivPress