Sarri, i shushatur nga forma e Juventusit: Ishte e çuditshme

3 javë më parë

Sarri, i shushatur nga forma e Juventusit: Ishte e çuditshme

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, u shpreh i pakënaqur me formën e skuadrës së tij, pas barazimit me rezultat 3:3 kundër Sassuolos. Forma kontradiktore e bardhezinjve së fundi e ka lënë trajnerin të befasuar.

Juventusi e çoi poshtë epërsinë prej dy golash në ndeshjen e së mërkurës kundër Sassuolos, kur tentoi ta sigurojë titullin e nëntë të Serisë A kundër Sassuolos që ka shfaqur formë të mirë së fundi, transmeton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi Juventusi – që e kishte çuar poshtë epërsinë prej dy golash edhe në disfatën kundër Milanit – i shënoi dy golat e para brenda 12 minuta lojë, përmes Danilos dhe Gonzalo Higuainit, para se Filip Djuricic e zvogëloi këtë epërsi para fundit të pjesës së parë.

Goli i bukur i shënuar nga gjuajtja e lirë nga Domenico Berardi e kishte barazuar rezultatin vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa tre minuta më vonë Sassuolo kaloi në epërsi, përmes golit të shënuar nga Francesco Caputo.

Alex Sandro ia shpëtoi Juventusit një pikë duke e barazuar rezultatin, përderisa bardhezinjtë e shtuan një pikë për t’i regjistruar gjithsej 77 nga 33 ndeshjet e zhvilluara, shtatë më shumë sesa Atalanta në formë të mirë.

“Trajneri pret formë stabile nga skuadra e tij, ne kemi problem me këtë gjë edhe në aspektin fizik, edhe në atë mendor. Ne i kemi pasur disa momente të mira në ndeshje pastaj disa momente pasiviteti, të cilat janë të vështirë për t’u kuptuar”.

“Ne jemi dorëzuar kundër skuadrave që kanë qenë në formë të mirë dhe Sassuolo nuk përbën dallim, pasi që ata i kishin fituar katër ndeshjet e fundit dhe nëse mund të konsolidohen, ata mund të bëhen Atalanta e së ardhmes”.

“Unë besoj se nëse e zgjidhim problemin e stabilitetit të formës gjatë ndeshjeve, atëherë jemi në rrugën e duhur. Çdo skuadër mund të tregohet e rrezikshme nëse ti i lejon të kalojnë në fazën e sulmit”. /Gazeta Express/