Sarri flet për sfidën me Realin, u kërkon diçka të çmendur futbollistëve

4 vite më parë

Sarri flet për sfidën me Realin, u kërkon diçka të çmendur futbollistëve

Real Madrid është në epërsi për tu kualifikuar tutje në Champions, pas rezultatit të ndeshjes së parë ndaj Napolit, të cilën skuadër e mposhtën 3-1.

Mirëpo, trajneri i Napolit, Sarri, ka kërkuar nga futbollistët që të mos zbrapsen në asnjë qast, përcjell AktivPress.

“Ndeshja do të jetë e vështirë, presioni është mbi Real Madridin, pasi që ata duhet ta ruajnë rezultatin e ndeshjes së parë, janë kampionë dhe favoritë që të shkojnë tutje. Sidoqoftë ne kemi fansat më të zjarrtë në Evropë dhe këtë do ta shohin edhe ata (Real Madridi)”

“Unë kam një kërkesë për futbollistët e mi, dua që të luajnë vetëm ata që kan tope të mëdha, nuk më duhen 11 burracakë në fushë, më duhen 11 burra”, përfundoi Sarri. /AktivPress