Sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë sjellin pasoja në të gjithë botën

3 vite më parë

Sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë sjellin pasoja në të gjithë botën

Pas vazhdimit të sanksioneve kundër Moskës edhe për një vit tjetër nga Shtetet e Bashkuara lidhur me ndërhyrjen në krizën ukrainase, ka reaguar Rusia duke quajtur këtë veprim të paligjshëm.

Sekretari për shtyp i presidencës ruse, Dmitry Peskov tha se kjo lëvizje do të ketë pasoja në të gjithë botën.

“Zgjatja e sanksioneve anti-ruse është e paligjshme. Kufizimet dëmtojnë jo vetëm lidhjet Moska-Uashington, por të gjithë botën”, tha Peskov të shtunën./AktivPress