Sancho drejt Premierligës, United paguan 110 milionë funte për të

2 muaj më parë

Sancho drejt Premierligës, United paguan 110 milionë funte për të

Jadon Sancho pritet të jetë transferi më i madh i këtij afati kalimtar të verës te skuadra e Manchester Unitedit.

Sipas ‘The Sun’, Unitedi do ta kompletojë transferimin e futbollistit anglez për 110 milionë funte, transmeton Klan Kosova.

Kontrata e Sancho te Manchester United pritet të jetë për katër vitet e ardhshme, ndërsa do të fitojë rreth 220 mijë funte në javë.

Kujtojmë se aktualisht blerja më e shtrenjtë e Unitedit vazhdon të jetë Paul Pogba, i cili u ble për 89.3 milionë funte në vitin 2016.