Salah në një nivel me Ronaldon, thotë ylli portugez

3 muaj më parë

Salah në një nivel me Ronaldon, thotë ylli portugez

Diogo Jota thotë se bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Mohamed Salah, është duke e arritur nivelin e superyllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit 2021/22.

Salah i ka shënuar 15 gola në 14 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon dhe për më tepër është edhe asistuesi më i mirë në ekip me gjashtë sosh.

Loja e tij e shkëlqyer i ndihmoi skuadrës së Jurgen Kloppit të bëhet kandidat i hershëm për titull në Premierligë, si dhe ta sigurojë një vendin e 16 më të mirët në Ligën e Kampionëve dy xhiro para mbylljes së fazës grupore.

Duke folur për ndikimin e Salahut këtë sezon, Jota, e krahasoi egjiptianin me bashkatdhetarin e vet Cristiano Ronaldo.

“Ai po shënon gola për argëtim. Gola madhështorë, gola individualë dhe kjo po na ndihmon neve sepse e kemi dikë në fushë i cili mund ta vendosë ndeshjen. Ndërsa kundërshtarët e dinë se duhet të jenë të kujdesshëm dhe ne mund t’i shfrytëzojmë hapësirat që ata i lënë për shkak se brengosen për të”, tha Jota.

“Ajo ndjesia e parë kur luajta me Ronaldon në ekipin kombëtar dhe mendoj se mund ta fus atë (Salahun) në të njëjtin standard me të, megjithëse Ronaldo e ka bërë këtë për një kohë shumë të gjatë”, theksoi ai.

Ai shtoi: “Ata janë të rrezikshëm dhe mund të shënojnë në çdo kohë. Për mua kjo është e dobishme sepse mund t’i shikoj dhe të mësoj nga ta”./Express/