Salah: Dua të qëndroj te Liverpool, por nuk është në dorën time – nuk kërkoj gjëra të çmendura

1 javë më parë

Salah: Dua të qëndroj te Liverpool, por nuk është në dorën time – nuk kërkoj gjëra të çmendura

Mohamed Salah ka folur për planet e tij për të ardhmen.

Ylli egjiptian ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij te skuadra e Liverpool, por ka bërë të ditur se asgjë nuk është në dorën e tij.

Salah ka thënë se nuk po kërkon gjëra të çmendura nga klubi, duke iu referuar kërkesave për paga marramendëse.

“Dua të qëndroj, por nuk është në dorën time. Ata e dinë se çfarë dua. Nuk po kërkoj gjëra të çmendura”, ka thënë Salah, transmeton lajmi.net.

“Puna është se kur kërkon diçka dhe ata të tregojnë se mund të japin atë, është sepse të vlerësojnë për atë se çfarë ke bërë për klubin. Unë kam qenë këtu për pesë vite tani. E njoh klubin mirë. I dua tifozët. Tifozët më duan. Por, është në duart e administratës”, ka shtuar egjiptiani.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja finale mes Liverpool dhe Mohamed Salah.