Sahatqija “thumbon” delegacionin e Serbisë në OKB (Foto)

4 vite më parë

Sahatqija “thumbon” delegacionin e Serbisë në OKB (Foto)

Konsullja e Kosovës në Nju-Jork, Teuta Sahatqija, ka thumbuar Serbinë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Sahatqija ka publikuar sot dy fotografi në rrjetin social, duke krahasuar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

“Perspektiva gjinore në delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit”, ka shkruar Sahatqija mbi fotografitë, që shfaqin delegacionin e Kosovës të përbërë kryesisht nga gratë, dhe atë të Serbisë, të përbërë krejtësisht prej burrave.

Në emër të Kosovës në KS të OKB’së sot foli ambasadorja e vendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ndërsa në emër të Serbisë, presidenti Tomisllav Nikolliq.