Sadiku dhe Muriqi gjejnë rrjetën!

4 javë më parë

Sadiku dhe Muriqi gjejnë rrjetën!

Armando Sadiku ishte një prej protagonistëve të Malagës në fitoren 2-0 që kjo e fundit arriti në sfidën me Deportivo la Corunan në Riazor duke marrë 3 pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Divizionin e Dytë të kampionatit spanjoll.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ishte në një formë shumë të mirë dhe aktiv gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes dhe loja e tij e mirë u shpërblye në minutën e 86 shënoi në portën e Deportivos teksa shfrytëzoi edhe një gabim të portierit që ishte edhe goli i dytë i sfidës për Malagën, ndërkohë që të parin e shënoi Mikel Villanueva në minutën e 41.

Vedat Muriqi jep sërish kontributin e tij për skuadrën e Fenerbahces në superligën Turke. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare shënoi një prej golave të skuadrës së tij në fitoren 2-1 të Fenerbahces përballë Denizlisporit një sfidë që u zhvillua në fushën e këtij të fundit.

Muriqi e shënoi golin e tij në minutën e 62 duke e cuar rezultatin në 2-0 për Fenerbhacen, një gol që ishte i 4 për të personal në kampionat në 8 ndeshje të luajtura. Denizlispor vetëm sa shkurtoi diferencën në rezultat në minutën e 73 duke mos mundur dot të shmangë disfatën./TCh