Sa para fitoi Italia me fitoren e EURO 2020?

3 javë më parë

Sa para fitoi Italia me fitoren e EURO 2020?

Fitorja e EURO 2020 i ka mundësuar Federatës së Futbollit të Italisë të marrë 28.25 milionë euro ndërsa lojtarët do të marrin nga 250,000 euro secili.

Giorgio Chiellini dhe shokët e tij të skuadrës do shpërblehen falë arritjes së tyre, e cila ishte e paimagjinueshme,  ashtu siç pranoi edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini pas ndeshjes kundër Anglisë.

Secili lojtarë i Azzurrit do të kishte fituar 200,000 euro nëse ata do të kishin humbur në finale, 150,000 euro nëse do të eliminoheshin në gjysmëfinale dhe 80,000 euro ishte çmimi për të arritur çerekfinalen.

Federata e Futbollit italian ka fituar 99.25 milionë euro në shpërblime nga të gjitha edicionet e EURO. Asnjë palë tjetër evropiane nuk ka fituar më shumë se Azzurrët.