Sa kalori digjni kur bëni punët e shtëpisë

4 vite më parë

Sa kalori digjni kur bëni punët e shtëpisë

Për ju që ngurroni t’i bëni punët e shtëpisë, po të mësoni se ato ju ndihmojnë të digjni shumë kalori, mund të motivoheni dhe t’i bëni punët më shpesh.
Shërbimi i përmirësimit të shtëpisë “Plentific”, liston numrin e kalorive që digjni çdo orë bazuar në një peshë të rrituri prej 68 kg.
#1. Shkundja ose nderja e rrobave – 171 kalori për orë.
#2. Fshirja me fshesë – 269 kalori, që do të thotë që nëse fshini për 30 minuta digjni 135 kalori.
#3. Lëvizja e mobilieve – 408 kalori, të barazvlefshme me sasinë që do të digjnit nëse do të luanit për 30 minuta tenis.
#4. Kopshtaria – 339 kalori
#5. Lyerja e një dhome – 306 kalori
Duke qenë se është një punë që zgjat zakonisht rreth katër orë atëherë ju digjni 1200 kalori./Living.al/Burimi:Gazeta Shendeti