Rusia tenton të joshë Turqinë

3 vite më parë

Rusia tenton të joshë Turqinë

Rusia po përpiqet të joshë Turqinë me një marrëveshje raketash që nga disa media të huaja përshkruhen si përpjekje për ta “tërhequr” atë nga NATO.

Planet e Ankarasë për të blerë sisteme raketore ruse S-400 i kanë vënë në alarm aleatët perëndimorë dhe nga ana tjetër, forcojnë partneritetin e saj me Moskën, zhvillim ky që sipas ekspertëve, do të ketë një impakt tëe dukshëm në Ballkan.

Pas vizitës së tij të fundit në Rusi ku u takua në 13 nëntor në Sochi me homologun Vladimir Putin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan insistoi të tregonte se marrëdhëniet mes dy vendeve jo vetëm janë përmirësuar ndjeshëm që prej acarimit nga rrëzimi i avionit rus në Siri, por kanë vazhduar të thellohen akoma më shumë duke i afruar ndjeshëm me njëri-tjetrin. Kjo u pa qartë edhe nga takimi i fundit Putin-Erdoan, i cili zgjati më shumë se katër orë- së pari në nivel delegacionesh dypalëshe e më pas me një bisedë kokë më kokë.

Të dy palet, tha Erdoan gjate konferences per shtyp pas takimit me shefin e Kremlinit, jane dakort se vendet tona dhe popujt tane duhet te afrohen edhe me shume e mes tyre te kesh nje bashkepunim akoma me te ngushte ne te gjitha fushat. Vetem nje dite me pare, NATO u detyrua ti kerkonte ndjese Ankarase per incidentin e regjistruar gjate stervitjes ushtarake ne Norvegji, ku themeluesi i turqise moderne Mustafa Kemal Ataturk dhe vete Erdogani ishin pershkruar si “armiq”.

Ne shenje proteste ndaj ketij episodi, Erdoani vendosi terheqjen e 40 ushtareve te saj pjesemarres ne manovra dhe e kritkoi ashper aleancen, duke thene se ajo nuk mund te quhet e tille nese nuk ka unitet. /360grade.al