Rugova me Ukën e vogël, në prag të Vitit të Ri 1990

3 vite më parë

Rugova me Ukën e vogël, në prag të Vitit të Ri 1990

Artisti i fotografisë, Hazir Reka, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto të veçantë.

Në këtë fotografi është presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i biri i tij Uka dhe gruaja e tij Fana.

Fotografia është bërë më në banesën e Rugovës, në lagjen Lakrishte të Prishtinës, në ora 22:30, më 31 dhjetor 1989.

Në atë kohë Reka ishte fotoreporter i Javores “Zëri i Rinisë”. /Telegrafi/