Rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

4 javë më parë

Rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Siç njoftohet me anë të komunikatës, gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %”, thuhet në komunikatën e Doganës, transmeton AktivPress.

“Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimii takimit të sotëm”, përfudon komunikata.