Rriten çmimet e produkteve ushqimore

3 vite më parë

Rriten çmimet e produkteve ushqimore

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në Indeksin e çmimeve për muajin janar të vitit 2017 ka bërë të ditur se qytetarët kanë paguar për 0.8 % më shtrenjtë për produktet ushqimore.

Rritja e çmimeve është vërejtur në produktet si qumështi, djathi dhe vezët, pemët, perimet, rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (ngritje e çmimit të drunjve dhe peletit për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal, (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.8% në muajin janar 2017, krahasuar me muajin dhjetor 2016, transmeton Aktivpress.

Sipas ASK-së shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2017 me muajin janar 2016 ishte 1.7%.

“Ngritja u bë kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te: buka dhe drithërat, perimet, pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%)”, thuhet në njoftim të ASK-së./Aktivpress