Rrëzohen shkronjat e Newborn-it

3 vite më parë

Rrëzohen shkronjat e Newborn-it

Për të ndryshuar pamjen në nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, janë rrëzuar dy shkronjat të objektit “Newborn”, pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ideatori Fisnik Ismaili ka treguar për KultPlus se poshtë shkronjave të rrëzuara do të shkruhet mesazhi “No Walls”.

NEWBORN çdo vit përkon me një problem të vendit tonë, edhe kësaj radhe përkon me situatën politike në Republikën e Kosovës, por Ismaili tregoi që ky problem nuk është vetëm në Kosovë por në gjithë botën. NEWBORN’ kësaj radhe do të përçojë një mesazh të fortë, kundërshtimin e mureve, apo çfarëdolloj ndarjeje që ndodh sot mes njerëzimit.