3 muaj më parë

Rreziqet nga totalitarizmi: mësimet e romanit “1984” të Orwell-it

Rreziqet nga totalitarizmi: mësimet e romanit “1984” të Orwell-it

George Orwell-i pasqyron te romani tij distopik “1984” (botuar më 1949) një shoqëri të përkryer totalitare, një qeveri moderne me pushtet absolut, simbas modelit sovjetik pak a shumë.

Partia kontrollon burimet e informacionit, madje duke rishkruar përmbajtjet e të gjitha gazetave dhe të librave historikë për qëllime të veta.

Duke kontrolluar të tashmen, dhe duke manipuluar të kaluarën (historinë), Partia mund të arsyetojë të gjitha veprimet e veta aktuale.

Me Gjuhërenë (Newspeak), Partia ia del të krijojë situatë kur askush s’mund të konceptualizojë asgjë që vë në dyshim pushtetin absolut të saj.

Thënë shkurt, romani “1984” flet për rreziqet nga totalitarizmi, qoftë i majtë, qoftë i djathtë, ndonëse gjedhen e kishte nga versioni stalinist.

Si ata që druajnë nga rreziku i totalitarizmit, si ata që e kërkojnë dhe i gëzohen pushtetit absolut, bëjnë mirë ta (ri)lexojnë “1984”-shin.

AKTIV PRESS