Rreth 8 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

1 javë më parë

Rreth 8 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

7 mijë e 847 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Gjatë kësaj kohe në këtë shtet, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, janë raportuar edhe 511 viktima si pasojë e këtij virusi.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve, me gjithsej 1 milionë e 965 mijë e 414 raste.

Deri tani kanë vdekur 43 mijë e 714 persona, ndërsa janë shëruar 1 milionë e 596 mijë e 600 persona.

325 mijë e 100 raste janë aktive me COVID-19 në Gjermani, nga të cilat 5 mijë e 230 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjermania deri tani ka kryer 35 milionë e 118 mijë e 592 për COVID-19./Express