Rrëfimi i Papës për vizitën gjashtë mujore tek psikologu

4 vite më parë

Rrëfimi i Papës për vizitën gjashtë mujore tek psikologu

Përfaqëson Zotin në Tokë për të krishterët por në moshën 42 vjeçare i është drejtuar psikanalistit. Papa Françesku ka zbuluar në një bisedë me sociologun Dominique Wolton, përvojën e tij si pacient.

Gjatë kësaj periudhe, Bergoglio sqaron se ka frekuentuar një mjeke psikanaliste me origjinë hebreje për të sqaruar disa gjëra. Kjo ka ndodhur në vitet 1978 – 1979.

“Kur ishte duke vdekur më thirri. Jo për lutjet dhe shërbesat, meqenëse ishte hebreje, por për një dialog spiritual. Ishte një person shumë i mirë”, shprehet Papa.