Rrëfimi i 128 vjeçarit që po pretendon se është Hitleri

2 muaj më parë

Rrëfimi i 128 vjeçarit që po pretendon se është Hitleri

Një burrë i moshuar nga Salta e Argjentinës, ka pohuar se ai është diktatori famëkeq gjerman Adolf Hitler dhe se i ka kaluar 70 vitet e fundit duke u fshehur.

Në një intervistë për gazetën ultra-konservatore “El Patriota”, emigranti gjerman shpjegon se ka mbërritur në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë me të cilën ai u identifikua si Herman Guntherberg.

Ai thotë se pasaporta e tij ishte një falsifikim i prodhuar nga Gestapo afër fundit të luftës dhe se ai është në fakt ish-udhëheqësi nazist, Adolf Hitler.

I vendosur ai thotë se është do të ndalojë së fshehuri pasi shërbimet sekrete izraelite, vitin e kaluar braktisën zyrtarisht politikën e tyre të ndjekjes së ish kriminelëve të luftës naziste.

“Unë jam fajësuar për shumë krime që nuk i kam kryer kurrë. Nisur nga kjo, mua më është dashur që gjatë gjithë jetës sime të fshihem nga hebrenjtë, kështu që e kam marrë tashmë dënimin tim.”- ka deklaruar ai.

I moshuari pretendon se është duke u përgatitur për të botuar autobiografinë e tij në mënyrë që të pastrojë imazhin e tij në sytë e botës.

“Jam përshkruar si ai i keqi vetëm për faktin se kemi humbur luftën. Kur njerëzit të lexojnë versionin tim të historisë, atëherë do të ndryshojnë mënyrën sesi më perceptojnë”.

Shumë njerëz, përfshirë edhe gruan e tij 55–vjeçare, Angela Martinez, besojnë se Herman Guntherberg nuk është në të vërtetë Adolf Hitler, por thjesht vuan nga çmenduria.

Martinez pretendon se burri i saj kurrë nuk foli për Hitlerin, deri dy vite më parë kur ai filloi të tregonte shenja të sëmundjes së sklerozës.

“Ndonjëherë harronte kush isha unë dhe ku ndodhej. Ai dukej sikur ishte në ekstazë dhe fillonte të fliste për hebrenjtë dhe demonët. Më pas kthehej në normalitet.”- ka deklaruar ajo.