Rrëfen djali i Ukshin Hotit: Hera e fundit kur u takova me babin ishte më e keqja

3 muaj më parë

Rrëfen djali i Ukshin Hotit: Hera e fundit kur u takova me babin ishte më e keqja

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini që tash është deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur me rastin e 20-vjetorit prej kur babai i tij është zhdukur nga forcat serbe prej burgut të Dubravës.

Derisa Andini fajëson shtetin e Serbisë për zhdukjen e babait të tij, ai kujton gjendjen para 20 vjetëve kur Ukshin Hoti u nxor nga burgu i Dubravës dhe më s’u pa asnjëherë.

Ai thotë se ka qenë 12-vjecar në atë kohë ndërsa tregon se, për të, hera e fundit kur e ka takuar babain e tij, ka qenë më e keqja.

“Hera e fundit kur jemi taku me babin ka qenë me e keqja. Ne kemi shku cdo muaj ta vizitojmë. Herën e fundit në burg as nuk na kanë lënë të flasim shqip e as të kemi kontakt fizik”, ka thënë Hoti.

Përgjatë këtyre dy dekadave ai thotë se familja e tij, e sidomos motra e Ukshin Hotit, ka gjurmuar pa u ndalur për të mësuar fatin e veprimtarit, por asgjë nuk ka ndihmuar aq sa të gjetët ai.

“Kemi pasur informata të shumta, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur ndonjë rezultat”, ka thënë deputeti i PDK’së. /Express/