Ronela Hajati shfaqet me pamje të re

2 ditë më parë

Ronela Hajati shfaqet me pamje të re

Ronela Hajati është shfaqur me një look të ri në pozat e fundit në Instagram, ku duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja kishte veshur një body ngjyrë blu të ngushtë pas trupit, i cili i theksonte format e harkuara trupore, ndërkohë që edhe flokët kishte zgjedhur t’i ndryshonte.

Ajo u shfaq me flokë bjondë platin dhe të prerë shkurt deri tek mjekra.

Komentet krah postimit kanë qenë të shumtë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ky është një look që Ronela ka zgjedhur si pjesë të një projekti të ri muzikor, apo ka qenë thjesht dëshirë e saj për një ndryshim.

“Po du me kon e tijaaa”, shkroi ajo krahas fotos, përshkrim, i cili mund të jetë titulli i këngës së radhës.