Ronaldo ndan mendjen, dëshiron të mbetet në Torino

4 javë më parë

Ronaldo ndan mendjen, dëshiron të mbetet në Torino

Cristiano Ronaldo është i vendosur që të fitojë më shumë tituj me Juventusin, raporton Tuttosport, përcjell Klan Kosova.

Kapiteni i Portugalisë nuk do ta nisë ndonjë aventurë me ndonjë klub tjetër, por duket se ka ndarë mendjen që të vazhdojë me Zonjën e Vjetër.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë e ka rigjetur elementin e tij pas rikthimit të sezonit, dhe me këtë pandehet se e ka rigjetur edhe motivin për të mbetur në Torino.