Ronaldo “kërcënohet” nga Kane, golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në “Euro 2020”

3 javë më parë

Ronaldo “kërcënohet” nga Kane, golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo dhe Patrick Schick janë duke prirë ende në listën e golashënuesve më të mirë në Kampionatin Evropian 2020.

Gara për golashënuesin më të mirë në Euro 2020 është e fortë, me disa prej sulmuesve më të mirë në botë që luftojnë për çmimin individual.

Triumfi në Kampionatin Evropian të siguron lavdi kontinentale, por po ashtu është një mundësi për yjet e sulmit të luftojnë për çmimet individuale.

Tani që ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, finalja mes Anglisë dhe Italisë të dielën më 11 korrik në Wembley, jemi afër ta mësojmë golashënuesin më të mirë të Euro 2020.

Cristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Patrik Schick i Republikës së Çekisë janë të parët me nga pesë gola secili.

Ata ndiqen nga Karim Benzema i Francës, Emil Forsbeg i Suedisë, Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Harry Kane i Anglisë.

Derisa të gjithë të lartpërmendurit nuk janë më pjesë e turneut të verës, Kane e ka edhe një ndeshje për ta fituar këtë çmim.

Sulmuesit të Tottenhamit i duhet një gol për ta barazuar Ronaldon në vendin e parë, ndërsa dy gola për ta kaluar atë.

Sipas rregullave të UEFA-s, kur dy futbollistë e kanë numrin e njëjtë të golave, atëherë shikohen dy kritere, asistet dhe minutat e zhvilluara.

Kështu, tani për tani Këpuca e Artë është në duar të Ronaldos, gjithmonë nëse Kane nuk e dërgon së paku dy herë topin në rrjetë të dielën.

Derisa sa i përket asistuesve, prin Zuber me 4 asiste.