Ronaldo apo Messi? Fenomeni zgjedh përfundimisht

11 muaj më parë

Ronaldo apo Messi? Fenomeni zgjedh përfundimisht

Legjendat e mëdha të futbollit si Ronaldo, e kanë të pamundur t’i shmangen pyetjes së përditshme në futboll, dhe që ka të bëjë me Crisitano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ish fituesi i Topit të Artë, së fundi është intervistuar nga bashkëvendësi i tij, Zico.

Njëra nga pyetjet që iu bë fenomenit, kishte të bënte për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pa diskutim dy futbollistët më të mirët në botë.

Ish sulmuesi i Interit e Real Madridit, e pati të vështirë të përzgjedh mes tyre, por në fund vendosi për Ronaldon.

“Nuk mund t’i krahasojë futbollistët që janë fitues të Topit të Artë në vitet e fundit”, ka deklaruar Fenomeni.

“Të dy janë të jashtëzakonshëm, por Cristiano Ronaldo ka qenë më vendimtar”, ka shtuar ai.