Roma fillon negociatat për transferimin e Lovrenit

1 javë më parë

Roma fillon negociatat për transferimin e Lovrenit

Roma i ka filluar negociatat për ta transferuar qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovrenin, në formë huazimi për sezonin e ardhshëm me mundësinë për ta blerë verën e ardhshme.

Për t’u përqendruar te negociatat për transferimin e mbrojtësit kroat, Roma u ka dhënë fund tentimeve për të arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Daniele Ruganit, transmeton Gazeta Express.

Sipas Nicolo Schiras të Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Romës dhe Liverpoolit janë afër kompletimit. Verdhekuqtë pritet të paguajë dy deri në tre milionë euro për huazimin e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa do ta kenë mundësinë ta blejnë atë për 15-16 milionë euro verën e ardhshme.

Schira shton se opsioni për ta blerë futbollistin bëhet automatikisht i detyrueshëm nëse Lovreni i arrin kriteret për paraqitje dhe gola me klubin italian.

Për Lovrenin besohet se do të largohet nga Liverpooli këtë muaj, pasi ka mbetur vetëm si rezervë në radhës e qendërmbrojtësve të Jurgen Kloppit në Liverpool. /Gazeta Express/