Disa kohë më parë, modelja Xhesika Kadiu përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar se ka qenë në një lidhje dashurie me Robert Berishën, por për shumë arsye ata u ndanë. Ajo ishte e lënduar dhe shpresonte për një rikthim, duke shprehur se e do shumë. “Të dua sot dhe përgjithmonë, shkruante ajo ndër të tjera.

Mesa duket dyshja nuk i paska dhënë fund marrëdhënies së tyre. Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie apo thjesht miq të mirë, por “Prive.al”, ka siguruar një foto të çiftit, në një pikë karburanti në Shqipëri.

Xhesika ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Neë York. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto me shoqen e saj Rina dhe shihet me të njëjtën veshje nga takimi me Robertin.