Robert Berisha në pushime bashkë me personin e zemrës

2 javë më parë

Robert Berisha në pushime bashkë me personin e zemrës

Robert Berisha ka gjetur pak kohë për pushime.

Robert Berisha gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë i angazhuar me koncerte si dhe pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës” në Radio Televizioin Shqiptar, shkruan lajmi.net.

Pas gjithë këtyre angazhimeve, ai ka rezervuar disa ditë për pushime, ndërsa po shoqërohet nga vajza e tij, Renee.

Roberti ka postuar disa imazhe të Reneesë duke skijuar, ndërsa po kalonin momente të bukura bashkë.

Për ndryshe, Robert Berisha gjatë vitit që e lamë pas ka ndarë rrugët me Nora Istrefin.