Rita rrëfen tmerrin e përballjes me një përndjekës të saj

6 muaj më parë

Rita rrëfen tmerrin e përballjes me një përndjekës të saj

Rita Ora ka folur për përballjen që pati me një një njeri i cili e ndiqte dhe që kishte hyrë në shtëpinë e saj.

Këngëtarja tha se mbeti e tmerruar pasi një fans të cilin ajo kurrë nuk e ka takuar, arriti të mësonte ku jetonte.

“Kam pasur një situatë me një person që më ndiqte, ai erdhi në shtëpinë time dhe e la valixhen jashtë derës time”, tha Rita për Daily Star.

“Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar atij të vinte por unë kurrë nuk kam folur me të më parë dhe ishte pak e frikshme”, tha më tej artistja.