Rita Ora publikon klipin e ri “How to be lonely”, vjen e mrekullueshme me performancën e saj

2 muaj më parë

Rita Ora publikon klipin e ri “How to be lonely”, vjen e mrekullueshme me performancën e saj

Dhe ashtu siç pritej, Rita Ora, publikoi klipin e këngës “How to be lonely” të paralajmëruar tash e sa kohë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare edhe këtë radhë nuk i zhgënjeu fansat e saj me performancën e një niveli të lartë artistik në klipin e ri.

Në atë që mund të duket si një prej skenave më ngacmuese, Ora shihet e shtrirë në një vaskë me ar të lëngshëm, duke e interpretuar “e vetme” këngën e saj të re, e cila për tematikë ka vetminë.

Në një nga skenat tjera dhe më interesante, Rita mbështetet tek një ari, para se ajo të shfaqet e shtrirë në një dysheme me ato që duken si vezë të thyera.

Një koncept universal përfshihet në klipin “How to be lonely” të Ritës, përkatësisht te skena ku një anije kozmike (e pramenduar UFO) zbret dhe hfaq Ritën me një veshje mjaft provokuese dhe atraktive.

Një tjetër skenë e veçantë është ajo e vallëzimit të saj me një skelet – pamje e cila duket të jetë sinonim i vetmisë, përkthyer fjalë për fjalë në shqip kënga e saj e re do të thotë “Si të jsh i/e vetmuar”.

Për rastësi, tematika e këngës përshtatet edhe me situatën në të cilën ndodhet planeti, pasi mbi 3.5 miliardë njerëz në të gjithë botën janë izoluar, praktikisht janë “vetmuar” për shkak të pandemisë coronavirus.

“How to be lonely” është kompozuar nga senzacioni i momentit në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtari dhe kantautori Lewis Capaldi, i cili ka fituar jo më pak s dy çmime ‘Brits’ sivjet./Telegrafi/