Rita Ora plot stil rrugëve të Londrës

2 muaj më parë

Rita Ora plot stil rrugëve të Londrës

Rita Ora u ngjit në skenë për vitin e shtatë radhazi në ‘Capital FM Summertime Ball’ të shtunën.

Dhe ajo dukej në super formë pas koncertit, teksa ecte rrugëve të Londrës.

Me pamje elegante, Rita kishte veshur një pardesy lëkure, bluze të shkurtër dhe xhinse me bel të ulët.

Binin shumë në sy këpucët e saj ngjyrë jargavani me takë të lakuar dhe një palë syze dielli stil aviatori si dhe një gjerdan ari.

Rita ka shtuar së fundmi fitimet e saj, duke marrë një pjesë në filmin e ri Pokémon: Detective Pikachu – dhe ajo gjithashtu ofroi muzikë për filmin me këngën “Carry On featuring Kygo”.