Rita Ora me motrën dhe babain kur ishte e vogël (Foto)

2 vite më parë

Rita Ora me motrën dhe babain kur ishte e vogël (Foto)

Këngëtarja Rita Ora ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Lonely together”, në bashkëpunim me DJ e njohur Avicii.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes, dhe ka arritur që në orët e para të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.

Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa falë saj, një numër të madh ndjekësish në Instagram, numërojnë edhe familjarët e saj.

Nëna e këngëtares, Vera Ora, është gjithashtu aktive në këtë rrjet social, madje në të shumtën e rasteve ajo publikon imazhe nga e kaluara e vajzave të saj.

Një imazh të tillë, Vera e ka publikuar së fundmi, fotografi në të cilën shfaqen Rita dhe Elena në fëmijëri, kapur dorë më dorë me babanë e tyre.

Në fotografi vërehet që Rita gjithmonë ka pasur një ngjashmëri me motrën e saj, ndërsa nuk kanë hezituar që të vishen edhe njësoj. /Telegrafi