Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po kalon pushimet e saj në bregdet. Ajo ka publikuara disa foto në “Instagram”, ku i këshillon ndjekësit të mbajnë maskë edhe kur ndodhet në plazh.

Rita e ka marrë shumë seriozisht situatën e koronavirusit dhe për këtë arsye ajo përpiqet t’i zbatojë rregullat, për t’u kujdesur për veten dhe të afërmit e saj.

Këngëtarja në foto shihet me bikini bojqelli dhe me një maskë me po të njëjtën ngjyrë, e cila duket mjaft estetike dhe një kombinim perfekt.

Nëse dëshironi të dukeni bukur, veproni njësoj si Rita Ora, përdorni një maskë të përshtatshme me rrobat e banjos!

“Vendosni maskën edhe kur jeni me pushime”, shkruan këngëtarja.