Rita Ora e thotë hapur se gjithmonë e përfaqëson Shqipërinë!

3 javë më parë

Rita Ora e thotë hapur se gjithmonë e përfaqëson Shqipërinë!

Sa herë i jepet mundësia, Rita Ora nuk heziton të thojë sa shumë e do vendin e saj.

Së voni fansat kanë publikuar një video të këngëtares duke folur shqip me një fëmijë të vogël.

Videoja u realizua më 17 shkurt 2018 kur Rita Ora do të mbante koncert në Kosovë. Të gjithë fansat po e prisnin poshtë, ndërkohë që vogëlushi vriste mendjen se për kë brohorisnin.

Rita i qëndron pranë dhe duke qeshur i thotë se do e shohin së shpejti.

Këtë moment, Rita e ka shpërndarë dhe në profilin e saj duke shkruajtur: Gjithmonë duke përfaqësuar Shqipërinë!