Rita Ora e mahnitur me këngën e Taynas dhe Dafina Zeqirit

3 muaj më parë

Rita Ora e mahnitur me këngën e Taynas dhe Dafina Zeqirit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur e mahnitur me projektin “Bye Bye” të sjellë në fundjavë nga dy yjet e estradës kosovare, Tayna dhe Dafina Zeqiri.

Kënga e lansuar para dy ditësh menjëherë është kthyer në hit, duke marrë rreth 2.5 milionë klikime deri tash.

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq mahnitëse! E dua vendlindjen! Dhe kënaqem kur shoh gra që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe po u tregoni vajzave se është në rregull të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Postimin e saj e kanë rishpërndarë dy këngëtaret Tayna e Dafina Zeqiri, me këtë të dytën që ka thënë se shembulli më i mirë i suksesit është vetë Rita Ora.

Image