Rinumërohen afro 90 për qind të fletëvotimeve, Nisma mbi prag

2 javë më parë

Rinumërohen afro 90 për qind të fletëvotimeve, Nisma mbi prag

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i i votave të vendvotimeve me vendim të PZAP-it.

Deri tani janë rinumëruar votat e mbi 1200 kutive apo 85% të vendvotimeve.

Renditja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar nga rinumërimi.

Nisma pas anulimit të pakove nga Serbia është mbi prag.

Partia e Fatmir Limaj e kishte filluar rinumërimin me rreth 30 vota plus dhe kjo gjendje nuk ka ndryshuar nga rinumërimi i deritanishëm.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundoj në tërësi të dielën.