Rihanna sjell Shën Valentinin

6 muaj më parë

Rihanna sjell Shën Valentinin

Transparencë, fjongo provokative dhe zemra të kadifta për të mbuluar pjesët intime. Në këtë mënyrë Rihanna ka sjellë para kohe Shën Valentinin.

Me ngjyrën e dashurisë, me elementë romantikë të ndërthurur me trasgresion, popstar-ja ka prezantuar koleksionin e veshjeve intime për festën e të dashuruarve.

Përtej çdo steriotipi të femrave perfekte, këngëtarja prezanton një grua të fuqishme, tek e cila trupi nuk është vetëm mekanizmi qendror i bukurisë, por edhe autetiticet.

E bukura ka forma të ndryshme ndaj dhe Rihanna zgjedh modele të kolme dhe deri në mbipeshë për të prezantuar koleksionet e saj.